Të rejat

Eventi për Ndërtimin e Komunitetit

Projekti PërfshirjeXShkollat po sjell një program për ndërtimin e komunitetit në shkollën 9-vjecare “Ptoleme Xhuvani”, Elbasan, Shqipëri. Eventi i parë do të organizohet në datën 24 Nëntor 2022.

Aktivetet e ndërtimit të komunitetit synojnë të rritin kohezionin komunitar si dhe të forcojnë bashkëpunimin e të gjithë aktorëve në një fushë të caktuar. Po ashtu këto aktivitete synojnë të lëvrojnë të gjithë burimet komunitare në të mirë të arsimit dhe gjithëpërfshirjes në arsim ne shkollat e frekuentuara nga komunitetet në disavantazh.  

Ne ftojmë të gjithë mësuesit, prindërit, përfaqsues të bashkisë dhe minoriteteve, dhe të gjithë profesionistët në fushat e arsimit, rinisë dhe kujdesit social të marrin pjesë në event.

Klikoni këtu për të parë agjendën.