Të rejat

Një shkollë gjithëpërfshirëse ku: çdo fëmijë është i mirëpritur, çdo prind është i përfshirë dhe çdo mësues vlerësohet

vlerësohet

“Ky mjet për të përmirësuar aktivitetet e edukimit të mësuesve është zhvilluar si pjesë e përpjekjes ndërkombëtare për të mbështetur realizimin e arsimit gjithëpërfshirës. Arsimi gjithëpërfshirës kuptohet si arsim cilësor i përkushtuar ndaj të drejtave të çdo fëmije dhe të riu për arsim. Arsimi gjithëpërfshirës shihet nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë si strategjia kyçe për të arritur arsim cilësor për të gjithë dhe për të siguruar të drejtën për arsim, veçanërisht për grupet e cenueshme dhe të disavantazhuara.

Një nga katër objektivat strategjike të Kornizës së Edukimit dhe Trajnimit 2020 të Bashkimit Evropian është promovimi i barazisë, kohezionit social dhe qytetarisë aktive përmes arsimit gjithëpërfshirës me cilësi të lartë. Arsimi cilësor mbështetet në mësues të kualifikuar të cilët janë të përkushtuar për zhvillim të vazhdueshëm profesional. Diversiteti dhe përfshirja paraqesin sfida për edukimin e mësuesve, një çështje e trajtuar nga Këshilli i Evropës disa vite më parë që rezulton në zhvillimin e kompetencave kyçe për diversitetin (Këshilli i Evropës 2009).

Arsimi gjithëpërfshirës e edukimi per shoqerine demokratike dhe edukimin për të drejtat e njeriut kërkojnë që mësuesit të jenë të gatshëm dhe të aftë të përfshijnë aktivisht nxënësit e tyre në hartimin e arsimit të tyre, në vendimmarrje, si dhe të marrin parasysh interesat dhe talentet e tyre. Mësuesit e sotëm nuk janë të përgatitur majftueshem për të lejuar ose inkurajuar pjesëmarrjen aktive. Është e qartë se nevojiten më shumë përpjekje për të përgatitur të gjithë mësuesit për praktika gjithëpërfshirëse.”