Të rejat

Vlerësimi vjetor

Në vitin 2022, ekipi i PërfshirjexShkollat ofroi një sërë eventesh dhe disa piketa të arritura:

  • Seinaret  e grupeve të mendimit (Think Tanks) mblodhën së bashku studiues nga e gjithë Evropa gjatë vitit (Hungari, Shqipëri, Bullgari, Sllovaki, Zvicër, Greqi dhe Portugali). Përmes reflektimit të përbashkët, ne fituam njohuri mbi metodat e mbledhjes së të dhënave, mbledhjen e të dhënave në vende të ndryshme, mbledhjen e të dhënave dhe kufizimet e aksesit të të dhënave. Synimi ynë është të promovojmë harmonizimin e të dhënave në Evropë, të bëjmë të krahasueshme statistikat nga vende të ndryshme
  • Eventet për rritjen e ndërgejgjësimit u organizuan në të katër vendet partnere (Shqipëri, Bullgari, Hungari, Sllovaki) për të angazhuar jo vetëm audiencën profesionale, por edhe publikun e gjerë në dialogun për pabarazitë në shkolla.
  • Në nëntor, ne organizuam konferencën tonë të parë ndërkombëtare në Budapest me projektet partnere të RIA (SMOOTH dhe PIONEERED).
  • Në Hungari, ne mbajtëm sesione për ndërtimin e komunitetit dhe seminare për ndarjen e njohurive të Shkollës së Hapur në pesë shkolla fillore me pjesëmarrjen e edukatorëve vendas, prindërve, vendimmarrësve dhe profesionistëve. Ne kemi kontribuar që komuniteti i shkollave të segreguara dhe komuniteti lokal të shikojnë së bashku burimet dhe vështirësitë lokale. Aktivitete shkollore janë zhvilluar edhe në Shqipëri dhe Bullgari.
  • Në Hungari, intervistat me fokus grupe u nisën, duke bashkuar (praktikisht) përfaqësues të institucioneve të trajnimit të mësuesve dhe institucioneve të arsimit publik rreth të njëjtës tryezë. Diskutimet do të fokusohen në përgatitjen e kandidatëve për mësues për të punuar me nxënës të pafavorizuar, duke vlerësuar nevojat e shkollave dhe mundësitë për trajnimin e mësuesve.
  • Vazhduam punën me  zhvillimin e  portalit tonë të shkëmbimit të njohurive.
  • Falënderojmë të gjithë partnerët dhe kolegët tanë që punuan së bashku në 2022 dhe presim 2023 me entuziazëm të shtuar.