Të rejat

SITUATA E ROMËVE NË EVROPË

Fëmijëve dhe studentëve romë që në moshë shumë të hershme, nuk u ofrohen të njëjtat mundësi mësimi, pasi rrethet vicioze të varfërisë dhe diskriminimit veprojnë si barriera të fuqishme për aksesin në arsim dhe trajnim. Rrjedhimisht, ata kanë shkallë më të ulët të frekuentimit dhe përfundimit të shkollkës, gjë që çon në integrim të dobët në tregun e punës dhe pjesëmarrje sociale. Mungesa e aftësive gjuhësore, aksesi i kufizuar në edukim dhe kujdes që në fëmijërinë e hershme, dhe gjendja e varfërisë që nuk lejon studimin e duhur në shtëpi, nënkupton që nxënësit romë ndonjëherë vendosen në shkolla për fëmijët me aftësi të kufizuara në të nxënë.

1-Edukimi-Trajnimi-dhe-Të nxënit gjatë gjithë jetës