Portali i shkëmbimit të njohurive dhe krijimit te rrejtit për projektin Inclusion4Schools
Projekti Inclusion4Schools ka krijuar një hapësirë online, një portal krijimi te rrjetit dhe shkëmbimi njohurish që synon të bashkojë aktorët kryesorë në sistemin arsimor për të shkëmbyer përvojat dhe praktikat më të mira.
Ky portal është zhvilluar në kuadër të projektit Inclusion4Schools dhe synon të mbështesë shkollat që kanë të bëjnë me nxënës të pafavorizuar për t’u bërë komunitete shkollore gjithëpërfshirëse për hir të ndryshimeve sociale dhe komunitare.
Ky portal ofron një platformë komunikimi ku mësuesit, studiuesit, organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e komunitetit mund të ndajnë idetë, metodat dhe rezultatet e tyre kërkimore dhe në këtë mënyrë të krijojnë bashkëpunime.
Qëllimi i këtij portali është të ofrojë një koleksion të praktikave të mira që janë zhvilluar në komunitetet e shkollave të disavantazhuara.
Në portal, ne ndajmë dokumente që mund të ndihmojnë në mbështetjen e zhvillimit institucional në zonat e pafavorizuara.
Përveç ndarjes së materialeve dixhitale, portali ju mundëson edhe organizimin e takimeve personalisht ose online.
Qëllimi kryesor i faqes së internetit është krijimi i një dialogu ndërmjet institucioneve.
Një seminar është një punë bashkëpunuese e një grupi të mbyllur me një qëllim të caktuar.
Forumet ndihmojnë në krijimin e një dialogu mbi praktikat e mira, dokumentet dhe u mundësojnë institucioneve dhe praktikuesve të mësojnë nga njëri-tjetri në një mënyrë reflektuese.
Ekzistojnë 3 nivele të të drejtave të përdoruesit për personat e regjistruar:
- administratori rajonal për çdo vend,
- administrator shkolle/institucional,
- përdorues individual.
Portali mund të aksesohet në: https://i4sportal.movelex.hu/