Trajtimi i pabarazive arsimore duke transformuar politikat arsimore
Trajtimi i pabarazive arsimore duke transformuar politikat arsimore
PIONEERED synon të rrisë aksesin në arsim cilësor për grupet e disavantazhuara duke ekzaminuar politikat dhe praktikat arsimore evropiane në një qasje kërkimore krahasuese, mikse dhe ndërdisiplinore.
Partnerët PIONEERED janë të lumtur për publikimin e një videoklipi që i prezanton shikuesit me premisat e projektit dhe qëllimin e tij ambicioz për të hetuar dhe trajtuar pabarazinë arsimore.
Me ngjyra të errëta dhe të heshtura, videoklipi i animuar thekson efektet negative afatgjata të pabarazisë arsimore në shanset e jetës së një personi, përpara se të tregojë vizionin e PIONEERED për të ardhmen e sistemeve arsimore evropiane me tone të ndritshme dhe gazmore. Duke ndjekur një grup të larmishëm personazhesh nga fëmijëria e tyre deri në adoleshencë dhe, së fundi, deri në moshën e rritur, klipi thekson se si PIONEERED e konsideron ndërveprimin kompleks të pabarazisë që një person përjeton gjatë gjithë jetes së tij në mjedise të ndryshme – nga kopshti në shkollë, shtëpi dhe nga bashkëmoshatarët në të njëjtin ambjent.
Video e animuar është KETU.
Më shumë informacion