Diskutime
Fjalor Hyrje
Ky fjalor është krijuar për të eksploruar në thellësi dhe për të përshkruar me pak fjalë ato terma dhe koncepte arsimore që janë më të rëndësishme për projektin PërfshirjexShkollat. Fjalët e fjalorit të përfshirë këtu janë jo vetëm interesante në vetvete, por janë edhe në bisedë – dhe ndonjëherë në tension – me njëra-tjetrën, pasi ne jemi përpjekur t’u japim hapësirë ideve konkurruese dhe kontradiktore rreth arsimit. Ne e kemi ndarë fjalorin në tre kapituj kryesorë: arsimi dhe pabarazia, arsimi dhe ndryshimi, arsimi dhe komuniteti.
Arsimi & pabarazia
Problemi i arsimit është i pandashëm nga problemi i pabarazive sociale dhe për projektin PërfshirjexShkollat veçanërisht, interpretimet e pabarazive dhe reflektimi mbi rolin e arsimit në lidhje me to kanë rëndësi të veçantë..
Linku për këtë seksion: https://inclusion4schools.eu/discussion/education-inequality/
Arsimi & ndryshimi
Shumica prej nesh presin që arsimi të sjellë ndryshime shoqërore, por shpesh është e paqartë se çfarë lloj idesh rreth ndryshimit fshihen pas pritshmërive të imponuara ndaj arsimit. Për projektin PërfshirjexShkollat, pyetja se çfarë ndryshimi është në gjendje të sjellë arsimi në shoqëri është me rëndësi të madhe..
Linku për këtë seksion: https://inclusion4schools.eu/discussion/education-change/
Arsimi & komuniteti
Arsimi nuk është vetëm një proces kualifikimi, por edhe një fushë socializimi dhe subjektifikimi: edukimi sjell çështjet e përkatësisë dhe të formimit në lëvizje. Për projektin PërfshirjexShkollat marrëdhënia pedagogjike midis komunitetit dhe individit (mësues, nxënës, prind, etj.) është e një rëndësie qendrore.
Linku për këtë seksion: https://inclusion4schools.eu/discussion/education-community/