Të rejat

Një nga arritjet më të rëndësishme të punës sonë tashmë ka përfunduar.

Një raport që paraqet rezultatet e intervistave dhe anketave të kryera në institucionet e vizituara në vendet partnere të projektit Përfshirje për Shkollat: Shqipëri, Bullgari dhe Hungari. Nëse jeni kurioz për problemet me të cilat përballet një shkollë në Shqipëri, Bullgari apo Hungari, nëse doni të dini tre dëshirat e mësuesve të intervistuar, ose nëse jeni të interesuar në hapin e parë të një ankete testimi të qëndrimit, duhet të lexoni dokumentin! Këtu përshkruajmë se si kërkuam të dhëna arsimore, si zgjodhëm dhe iu afruam pjesëmarrësve të projektit, cilat metoda intervistimi përdorëm dhe përmbledhim përvojën e takimit me 55 organizatat që ishin të hapura për bashkëpunim. Raporti është i disponueshëm në faqen tonë të internetit vetëm në anglisht. Të dhënat dhe informacionet nga Sllovakia do të shtohen së shpejti.

https://inclusion4schools.eu/…/d1-1-report-on-the…/