Të rejat

Shkolla 9 vjeçare “Amaro Tan”

Në hyrje të qytetit të Pogradecit, sjell një model të suksesshëm bashkëpunimi për të ofruar një mori shërbimesh për fëmijët e pafavorizuar të zonës. Me mbështetjen e përhershme të Fondacionit “Nehemiah Gateway”, shkolla mundëson jo vetëm një arsim cilësor, por edhe mbështetje humanitare për ata dhe familjet e komuniteit ku shkolla operon. Zbulimi i talentit dhe këshillimi për karrierën drejt një profesioni mundësohen nga ambiente të mirëpajisura laboratorike në shkollë. Kalimi në nivele më të larta të arsimit mund të kryhet brenda sistemit që fondacioni ka ndërtuar në shkollën e mesme dhe universitetin që ndodhen në Pogradec. Me filozofinë e cila mbështetet në komunitet, shkolla është një pikë referimi për të gjithë qytetarët.Takimet në shkollë, fondacion dhe përfaqësues të Bashkisë Pogradec u zhvilluan me drejtorin e shkollës z. Marin Piqoni, drejtoren ekezekutive të Nehemiah Gateway Albania, zj. Herolinda Shkullaku dhe përgjegjësen e këndit të BE-së në bashki, zj. Blerta Çomo