Të rejat

Takimet e Projektit Përfshirje për Shkollat në Peqin

Maratona e takimeve të Projektit PërfshirjexShkollat, në shkollat dhe lokalitetet partnere vazhdojnë 🚃 Ndalesa e rradhës ishte Peqini dhe shkolla 9-vjecare Hasmashaj. Lokalitete të cilat ofrojnë mundësi të kufizuara ekonomike reflektohen dhe në mundësitë e fëmijëve për një edukim të plotësuar maksimalisht me të gjithë mjetet, për një produkt arsimor të barabartë në standard me të gjithë bashkëmoshatarët në vend. Ajo që na duket me rëndësi është përpjekja e të gjithë aktorëve lokalë në mbështetjen e shkollës për të arritur qëllimet dhe objektivat e arsimit në formimin e një brezi të mirëkualifikuar dhe qytetarë të përgjegjshëm. Ekipi pati mundësinë të debatonte mbi temën e segregimit dhe cilësisë së arsimit me: Kryetarin e Bashkisë Peqin Z. Lorenc Tosku, Drejtoren e Zyrës Arsimore Zj. Flutura Nuka dhe Drejorin e Shkollës partnere Hasmashaj Z. Xhevahir Sula.