Të rejat

Urimi ynë për fillimin e viti të ri shkollor 2021- 2022, fillon me vizitën e kryer në shkollën “Drita Çomo

Vizita në shkollën “Drita Çomo”, në Cërrik, jo vetëm na ofroi një panoramë tjetër të realitetit të shkollave me shumicë fëmijësh që vijnë nga familje të disavantazhuara, por konfirmoi dhe një herë punën e shtuar dhe vështirësitë që vetëm mësuesit misionarë mund të përmbushin. Ishte kënaqësi takimi me stafin e përkushtuar të shkollës dhe sidomos me drejtoreshëm Suela Lamce, e cila përpos panoramës së përgjithshme na tregoi për arritje mjaft të kënaqshme të shkollës. Dhurimi i ditarit të vajzës që mban shkolla, është një dëshmi e krenarisë që kjo shkollë mbart në trashëgimin e një vlere dhe një dëshmie jete për të mos harruar.