Evente

Rritja e Ndërgjegjësimit në Arsimin Gjithëpërfshirës. – Praktikat e mira për Rritjen e Pjesëmarrjes dhe Përfshirjes së Grupeve të Margjinalizuara në Arsim.

Projekti PërfshirjexShkollat po përgatit shumë lloje eventesh! Në Eventet e Rritjes së Ndërgjegjësimit, ne i mirëpresim të gjithë të vijnë dhe të bisedojmë së bashku për temat e projektit tonë. Eventi i parë I ndërgjegjësimit do të organizohet nga anëtari i konsorciumit ANOA (Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë).

Cili është qëllimi I këtyre eventeve?

  • Komunikimi I aktiviteteve të projektit, rezultateve dhe përfundimeve tek një audiencë sa më e gjerë.
  • Synimi dhe angazhimi I një audience specifike, si dhe I palëve të përfshira që do të përfitojnë nga rezultatet e projektit dhe tërheqja e interesit të tyre për përfundimet.
  • Shpërndarja e rezultateve të projektit.
  • Rritja e ndërgjegjësimit për projektin.
  • Promovimi I eventeve dhe konkurseve për projektin.
  • Bashkimi I një komuniteti profesional rreth projektit.
  • Bashkimi I qytetarëve rreth projektit.

Të gjithë janë të mirëpritur në Eventet e Rritjes së Ndërgjegjësimit. Nëse jeni të interesuar për eventet qe do të zhvillohen ne vazhdim, shihni kalendarin tonë ose na kontaktoni hello@inclusion4schools.eu

Axhenda do të publikohet së shpejti.