Të rejat

Kriza globale e të mësuarit sipas Bankës Botërore

Në Indinë rurale, gati tre të katërtat e nxënësve të klasave të treta nuk mund të kryejnë një zbritje me dy shifra, të tilla si 46 minus 17, dhe në klasën e pestë gjysma e tyre ende nuk mund ta bëjë këtë. Ndërkohë që shtetet kanë rritur ndjeshëm aksesin në arsim, të shkuarit në shkollë nuk është e njëjta gjë me të mësuarit.

Hulumtimi i fundit i Bankës Botërore tregon se produktiviteti i 56 përqind të fëmijëve në botë do të jetë më pak se gjysma e asaj që mund të ishte nëse ata gëzonin arsim dhe shëndet të plotë. Artikulli ofron zgjidhje dhe direktiva të ndryshme për këto probleme.

Lexo artikullin e plotë: https://www.worldbank.org/en/news/immersive-story/2019/01/22/pass-or-fail-how-can-the-world-do-its-homework foto: World Bank