Të rejat

Komunikimi dixhital gjithëpërfshirës

Rrjeti Eurodesk është rezultat i një ideje frymëzuese që u materializua në vitin 1990: të gjithë të rinjtë duhet të kenë akses në informacion cilësor rreth mundësive për të mësuar, vullnetarizuar ose punuar jashtë vendit. Çdo vit, ai informon mbi 2 milionë të rinj përmes aktiviteteve online dhe ballë për ballë.

Eurodesk ka si ambicie qw informacioni mbi mundësitë e BE-së dhe ato ndërkombëtare të jetw i  dukshwm dhe i aksesueshwm për të gjithë të rinjtë falë aktiviteteve të tij informuese, dhe veçanërisht përmes rrjetit të tij të larmishëm të pwrfaqwsuesve dhe ambasadorëve lokalë (pikat lokale të informacionit për të rinjtë, qendrat rinore, bibliotekat, komunat dhe të tjera strukturat në kontakt të drejtpërdrejtë me të rinjtë). Për më tepër, Eurodesk zbaton një strategji të fortë dixhitale që synon të arrijë tek të rinjtë në të gjithë Evropën nëpërmjet faqeve tw saj të internetit, mjeteve dixhitale dhe kanaleve te mediave sociale. Përfshirja është një nga prioritetet e strategjisë 6-vjeçare të Eurodesk.

Ai synon të përfshijë të rinjtë nga të gjitha sfondet në proceset e politikave të BE-së dhe programet e lëvizshmërisë, me fokus të veçantë tek ata me më pak mundësi. Eurodesk është i përkushtuar të krijojë përmbajtje gjithëpërfshirëse si pjesë e angazhimit të markës së saj ndaj ndryshimeve sociale dhe përfshirjes sociale.

Në kontekstin e Eurodesk,

  • Përfshirja sociale nënkupton përmirësimin e pjesëmarrjes për të gjithë në shoqëri përmes rritjes së mundësive, aksesit të barabartë në burime dhe të pasurit një zë dhe respekt për të drejtat e secilit. Ai kërkon shpërndarjen e mundësive dhe burimeve në një mënyrë që minimizon disavantazhet dhe margjinalizimin.
  • Informacioni i aksesueshëm dhe gjithëpërfshirës ka të bëjë me arritjen e më shumë njerëzve, duke përfshirë, por jo vetëm, të rinjtë me aftësi të kufizuara, nga zona të pafavorizuara dhe prejardhje socio-ekonomike. Mesazhet, pamjet vizuale, dizajnet dhe faqet e internetit të Eurodesk-ut, të gjitha luajnë një rol në inkurajimin e më shumë njerëzve për të marrë pjesë në mundësitë evropiane.