Të rejat

Lajme mbi Klasën e parë të Shkollës së Hapur në Shqipëri

Në kuadër të Projektit Përfshirje x Shkollat janë planifikuar të zbatohen evente komunitare në të gjitha vendet e konsorciumit. Ngjarjet e komunitetit synojnë identifikimin e aktorëve lokalë, forcimin dhe maksimizimin e sinergjive dhe përpjekjeve lokale për të mbështetur arsimin cilësor dhe qasjet gjithëpërfshirëse për shkollat partnere të përzgjedhura për të qenë pjesë e aktiviteteve të I4S. Shkollat tona partnere u identifikuan në bazë të situatës së tyre të pafavorshme për sa i përket përbërjes së nxënësve, mungesës së burimeve dhe lokaliteteve të dobëta ekonomike. Duke marrë parasysh që procesi arsimor nuk është një ishull më vete, ne mbështesim përfshirjen e komunitetit në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve.

Klasat e Shkollës së Hapur janë një formë e proceseve të të mësuarit në komunitet, që inkurajojnë njohuri të zgjeruara dhe ndërtojnë komunitete rreth proceseve arsimore. Klasa jonë e parë e Shkollës së Hapur do të nisë në Shqipëri më 23 Shkurt në qytetin e vogël të Peqinit në Shqipërinë qendrore. Çështja e aksesit në kujdesin shëndetësor dhe masat parandaluese që mund të ndërmerren për mirëqenien e fëmijëve, do të mbledhë aktorë të ndryshëm lokalë si; përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të shkollave, prindër, zyra lokale arsimore, shoqëri civile, përfaqësues të kujdesit shëndetësor dhe anëtarë të tjerë aktivë të komunitetit.

Qëllimi i këtij aktiviteti do të jetë të nxisë koordinimin lokal dhe të sigurojë një bazë solide për të inicuar një strukturë të përhershme lokale për të adresuar çështjet arsimore. Përfshirje x Shkollat planifikon të zbatojë të paktën 25 Klasa të Shkollës së hapur në të katër vendet e konsorciumit. Çdo Shkollë e Hapur do të ketë të paktën 3 ngjarje të mëpasshme për të njëjtin lokalitet të zgjedhur. Aktivitete të tjera për ndërtimin e komunitetit janë gjithashtu të planifikuara për të mobilizuar iniciativat lokale gjatë gjithë projektit.