Të rejat

PërfshirjexShkollat, eventet e Think-tank

Projekti PërfshirjexShkollat është në dazën e përgatitjes dhe zbatimit të një shumëllojshmërie eventesh! Përmes seminareve të think-tank-eve (grupeve të mendimit), profesionistët/ kërkuesit shkencorë mund të diskutojnë çështje shkencore të cilat lidhen me projektin, konkretisht mbledhja e të dhënave kërkimore.

Cili është qëllimi i këtij eventi?

  • Afrimi dhe bashkimi i njohurive me hartimin e politikave;
  • Të koordinojë dhe mbështesë grupet kërkimore ndërdisiplinore dhe ndërsektoriale për të zhvilluar ide dhe sugjerime në mënyrë që të zgjerohet efikasiteti i politikës së BE-së në lidhje me përfshirjen sociale;
  • Të mbledhë rekomandime nga aktorë të ndryshëm profesionistë;
  • Mbledhjen e sugjerimeve të një think-tank-u, të grupeve të ndryshme profesionale për zhvillimin e metodologjisë për identifikimin e faktorëve kyç që çojnë në segregim;
  • Përfshijë një rrjet aktorësh nga sektorë të ndryshëm, respektivisht  akademisë, biznesit dhe agjencive/institucioneve qeveritare, si një hapësirë ​​ndërmjetësimi social dhe kognitiv i orientuar drejt njohjes së qasjes së bazuar në komunitet për arsimin si një politikë e zbatueshme duke ofruar mbështetje statistikore, të dhëna dhe evidenca të bazuara në kërkime;
  • Të përfshijë përfaqësues të çdo shteti të projektit– si dhe nga vendet e përfshira në projektet paralele të kërkimit dhe inovacionit.

Sa evente të këtij lloji do të organizojë projekti?

  • Ne planifikojmë të organizojmë të paktën 12 evente në të gjithë Evropën. 8 me prezencë fizike dhe 4 online.

Temat e trajtuara

  • Dëshirojmë pjesëmarrjen e një kampioni studiuesish nga secili shtet, të cilët paraqesin raste specifike të segregimit në një studim konciz të vazhdueshëm, për të përcaktuar shkallën në të cilën situata e tyre specifike lokale është pasqyruar në statistikat e disponueshme përpara kërkimit, dhe nëse statistikat janë të rëndësishme për drejtimin dhe masën e mesatares kombëtare.
  • Ne kërkojmë nga studiuesit e moshës së mesme dhe më të mëdhenj informacion se si sistemi i raportimit të të dhënave dhe aftësia e administratës për të mbështetur/penguar mbledhjen e të dhënave të kërkimit ka ndryshuar midis viteve 2000 dhe 2020.

  • PërfshirjexShkollat do të ndërveprojë për të  rritue sinergjitë dhe bashkëpunimin ndërmjet projekteve të tjera përkatëse të përzgjedhura sipas kësaj teme. Në bashkëpunim me RIA-t, projekti do të gjenerojë rrjete për të siguruar shtrirjen dhe shpërndarjen sa më të lartë të projektit dhe rezultateve të tij.

Nëse jeni ekspert në këtë temë, jeni të ftuar merrni pjesë. Regjistrohu këtu:

hello@inclusion4schools.eu