Të rejat

Një manual për zhvillimin e burimeve lokale, veprimin e përbashkët dhe fuqizimin e komuniteteve rome

Manuali ROMACTED është përgatitur për të ndihmuar autoritetet vendore në përmirësimin e jetës së qytetarëve romë të disavantazhuar, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve dhe pjesëmarrjes efektive të aktorëve përkatës në projektet dhe planet vendore. Përmbajtja përfshin parimet kryesore metodologjike të Programit të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës ROMACTED, dhe përvojat e zbatimit të parimeve të tilla në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Programi financohet nga Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR) dhe zbatohet nga ekipi i romëve dhe migrantëve të Këshillit të Evropës dhe Zyra e Drejtorisë së Përgjithshme të Programeve në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e veriut, Serbi, Turqi dhe Kosovë.

ROMACTED rezulton nga përvoja e programeve ROMED2 dhe ROMACT3. Ai reflekton mbi përshtatjen e këtyre metodologjive dhe aktiviteteve për çdo përfitues dhe vendndodhje të përzgjedhur në mënyrë që t’i përshtatet ciklit të politikave, dinamikës dhe realitetit të secilës komunë, duke i bërë politikat dhe praktikat ekzistuese më efektive dhe gjithëpërfshirëse.