Inclusion4Schools

Partneritetet shkollë-komunitet në përmbysjen e pabarazive dhe përjashtimit: Praktika transformuese për shkollat e segreguara.

Misioni ynë

Në Bashkimin Evropian, sot rreth 100 milion banorë jetojnë në komunitete në rrezik varfërie dhe përjashtimi. Edhe pse shkollat kanë një rol thelbësor në tejkalimin e pabarazive sociale, roli i tyre nuk duhet të mbivlerësohet. Shkolla tradicionale ishte themeli i mobilitetit social në shekujt 19 dhe 20, por strukturat e saj që përshtaten me vështirësi me sfidat e mijëvjeçarit të ri, po rritin në mënyrë eskponenciale ruajtjen e pabarazive sociale.

Nëse mendojmë për një sistem shkollor që përshatet, komunitetet duhet të luajnë një rol më të madh në mbështetjen e shkollave, veçanërisht në zonat e pa privilegjuara. Pa forcuar solidaritetin, ne nuk do të jemi në gjendje të përballojmë sfidat e së ardhmes së afërt: krizat e parashikueshme mjedisore, ekonomike dhe sociale mund të rezultojnë në thellimin e pabarazive sociale dhe gërryerjen e institucioneve tona demokratike.

Pas emrit Përfshirje për Shkollat (PërfshirjexShkollat) qëndron ideja e kohezionit social dhe integrimit në një kuptim të dyfishtë: mbështetja e pedagogjisë gjithëpërfshirëse brenda arsimit publik dhe mbështetja e shkollave të segreguara për të krijuar një sistem arsimor më të qendrueshëm.

Objektivi kryesor i projektit PërfshirjexShkollat, është të mbështesë shkollat e segreguara në zona të pa privilegjuara, në formimin e lidhjeve me mjediset e tyre shoqërore rrethuese. Qëllimi ynë është të lehtësojmë shfaqjen e komuniteteve shkollore solidare dhe gjithëpërfshirëse. Në mënyrë që të promovojmë dhe forcojmë një vizion të tillë të komunitetit, ne do të mbështesim dhe koordinojmë bashkëpunimin midis mësuesve, nxënësve, prindërve, punonjësve socialë, punonjësve të njësive administrative, aktivistëve të shoqërisë civile, studiuesve dhe politikëbërësve. Për të krijuar partneritete transformuese shkollë-komunitet në kontekste shoqërore të margjinalizuara, na duhen hapësira dialogu, ku aktorë të ndryshëm mund të angazhohen së bashku me debatin publik të arsimit. Qëllimi ynë është të lehtësojmë shfaqjen e praktikave arsimore transformuese brenda këtyre komuniteteve shkollore dhe të krijojmë një rrjet ndërkombëtar midis tyre për të shpërndarë njohuri dhe praktika transformuese.

Partnerët e konsorciumit të projektit janë nga Shqipëria, Bullgaria, Hungaria dhe Sllovakia, por me aktivitetet tona ne do të dëshironim të arrinim një audiencë mbarëbotërore, duke u përpjekur të bëjmë një ndryshim në arsim. Me projektin tonë ne synojmë të kontribuojmë në nismat dhe ndërhyrjet evropiane të cilat kanë për qëllim përmbysjen e pabarazive përmes rritjes së bashkëpunimit midis komuniteteve shkollore lokale, rajonale dhe transnacionale.

Më shumë

Partnerët tanë

Projektet partnere

Konsorciumi ynë


Komuniteti ynë

Arritjet tona

Rezultatet akademike-profesionale

Rezultati D1.1 Raport mbi mbledhjen e parë të të dhënave për analizën e mëvonshme të ndikimit social

Ky raport paraqet rezultatet e një studimi të institucioneve dhe mjediseve për fëmijët e pafavorizuar në vendet partnere të projektit PërfshirjexShkollat, Shqipëri, Bullgari dhe Hungari. Sondazhi u zhvillua në kuadër të Detyrës 1.2 të paketës së parë të punës të projektit, nga janari deri në tetor 2021. Synimi i sondazhit ishte përgatitja e një analize […]

Shkarko

Fillimi i Projektit

Megjithë krizën e Covid-19, projekti “Përfshirje për Shkollat” (Partneriteti Shkollë-Komunitet për përmbysjen  e pabarazisë dhe përjashtimit: Praktikat transformuese të shkollave të segreguara) Horizotn 2020 filloi me sukses më 1 nëntor 2020.

Shkarko

Arritjet tona

Raportet e projektit

D6.2. Mjetet e komunikimit në internet: Website, Facebook, Twitter, LinkedIn, Instagram, Youtube

Rezultati: “D6.2 Mjetet e komunikimit në internet: Uebsajt, Facebook, Twitter, LinkedIn, Instagram, Youtube” trajton pjesën online të strategjisë së komunikimit të projektit Përfshirje për Shkollat Komunikimi online shërben për të dhënë mesazhet e projektit për grupet e synuara, për të arritur një audiencë të gjerë publike për të luftuar kundër ndarjes dhe për të ndarë […]

Shkarko

D6.3. Materialet e komunikimit offline

Rezultati  “D3.2 Materialet e komunikimit offline” trajton pjesën offline të strategjisë së komunikimit të projektit Përfshirje për Shkollat. (me synimin për të ofruar strategjinë e projektit me një theks në rritjen e ndërgjegjësimit për aktivitetet tona në botën offline. Komunikimi offline (përveç atij online) shërben për të shpërndarë mesazhet e projekteve tek grupet e synuara, […]

Shkarko

Arritjet tona

Planet e projektit

D6.1. Plani i Komunikimit dhe Shpërndarjes

Rezultati D6.1 Plani i Komunikimit dhe Shpërndarjes trajton strategjinë e komunikimit dhe shpërndarjes së projektit PërfshirjexSHkollat gjatë kohëzgjatjes së tij prej 48 muajsh dhe ofron standarde për komunikimin e brendshëm dhe të jashtëm, online dhe offline të projektit dhe shërben si një koncept gjithëpërfshirës për aktivitetet e shpërndarjes së bashku me mjetet e shfrytëzimit. Kjo […]

Shkarko

D7.1 – Plani i Sigurimit të Cilësisë

Produkti në fjalë përshkruan procedurën me të cilën të gjitha detyrat e projektit PërfhirjexShkoolat do kontrollohen për cilësinë gjatë kohëzgjatjes së projektit. Plani i Sigurimit të Cilësisë (QAP) përcakton procedurën e vlerësimeve  të brendshme të cilësisë dhe përshkruan lidhjen e këtyre procedurave me njëra-tjetrën. Ofruesi përcakton afatet kohore, të cilat duhet të ndiqen nga partnerët […]

Shkarko

Diskutime